Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi: Mos u frikësoni, regjimi do të bjerë!

Koalicione për ndryshime dhe drejtësi u bëri thirrje të gjithëve në luftë të përbashkët kundër qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe “shoqërisë së tij keqbërëse” që për 10 vite e terrorizoi dhe vjedhi popullin e Maqedonisë. Kështu me optimizmin se në zgjedhjet e ardhshme do t’i japin fund regjimit në fjalë, njofton Portalb.mk.

“Luftën do ta udhëheqim me mendjen tonë, fjalën dhe zërin më 11 dhjetor të vitit 2016, ditë kur do ti themi regjimit MJAFTË ËSHTË!”- thuhet në kumtesën për media.

“Do t’i themi JO frikës, vuajtjes, varfërisë dhe dëshpërimit në të cilin jetoi populli ynë” theksojnë.

Koalicioni thekson se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime edhe atë: drejtësi dhe liri për të gjithë; paqe dhe bashkëjetesë mes qytetarëve; anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE; sundimin e ligjit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button