Partia kryesore prokurde në Turqi e bojkoton punën e Parlamentit

Partia kryesore opozitare prokurde në Turqi, Partia Demokratike e Popujve (DNP) njofoti sot se i “ndërpret aktivitetet e saj ligjdhënëse” pas arrestimit të liderit dhe deputetëve, të saj duke informuar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Parlamentit.

Zëdhënësi i partisë Ajhan Bilgen deklaroi se pas konsultimeve të grupit parlamentar dhe udhëheqësisë qendrore të DPN-së deputetët kanë marrë vendim të mos tërhiqen tërësisht nga Parlamenti dhe të lënë anëtarë të tyre, por nuk do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe në punën e komisioneve parlamentare.

Policia turke natën e së premtes arrestoi 12 deputet nga DPN, mes të cilëve edhe dy bashkëudhëhqës të partisë,  Selahtin Demirtash dhe Figen Juksekdag, pasi refuzuan të paraqiten në prokurori dhe të japin deklarata.

Autoritetet turke e akuzojnë DPN-në për propagandë për nxitjen e terrorizimit dhe për lidhje me Partinë e ndaluar Punëtore Kurde (PKK).

Ndërkohë, mijëra kurdë u tubuan në disa qytete evropiane në shenjë proteste kundër arrestimit të politikanëve prokurdë në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button