KSHZ: Zgjedhjet në diasporë do të organizohen nëse për votim janë paraqitur 6.478 votues

KSHZ-ja dje në konferencë për shtyp apeloi deri te shtetasit e Maqedonisë jashtë vendit ta shfrytëzojnë mundësinë për paraqitje për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri më 11 nëntor. Prej atje informojnë se deri më dje në orën 13 për votim jashtë vendit janë paraqitur 6.639 qytetarë dhe se janë pranuar 6.059, 134 janë refuzuar, ndërsa 446 janë në përpilim.

Nga KSHZ-ja theksojnë se në pajtim me dispozitat nga Kodi Zgjedhor, një deputet në njësinë e shtatë zgjedhore do të zgjidhet nëse lista e kandidatëve për deputet ka fituar të paktën aq numër të votave me të cilat është zgjedhur një deputet me numër më të vogël të votave në njësitë zgjedhore në Republikën e Maqedonisë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Sipas rezultateve nga zgjedhjet e fundit parlamentare nga viti 2014 ky numër i votave ka arritur 6.478.

“Kjo do të thotë edhe se zgjedhje në njësinë e shtatë zgjedhore  do të organizohen nëse KSHZ-ja në përfundim me 11 nëntorin pranon të paktën 6.478 nga paraqitje të parashtruara”, deklaroi në konferencën sotme për shtyp Lupka Guguçevska , këshilltare e KSHZ-së.

Sipas informacioneve nga Komisioni, më shumë të paraqitur për votim në Diasporë ka në Përfaqësinë diplomatike konsullare në Detroit, SHBA.

Mbrëmë deri në orën 19 në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së në vend kontroll në Listën Zgjedhore kanë bërë 3.891 qytetarë.

Deri më sot në orën 13 përmes ueb aplikacionit paraqitje për regjistrim në Listën Zgjedhore kanë kryer gjithsej 407 qytetarë prej 29.858, regjistrimet e të cilëve pas kryerjes së kontrolleve të kryqëzuara dhe në terren kanë mbetur jokonzistente në listën Zgjedhore.

Tridhjetë e gjashtë paraqitje janë pranuar nga KSHZ-ja, dy janë në përpilim, ndërsa 45 në fazën e shqyrtimit.

Guguçevsk në konferencën e sotme për media informoi se KSHZ-ja është drejtuar edhe letra personale në adresën e shtëpisë deri te të gjithë këto qytetarë individualisht dhe se në bashkëpunim me mediat e zhvillon fushatën “Kontrollo dhe paraqitu”.

“I përkujtojmë qytetarët se kjo mundësi shtesë për paraqitje është në të vërtetë edhe e fundit. Për të gjithë ata që janë në këtë listë, ndërsa duan të votojnë në zgjedhjet e ardhshme pikërisht për shkak të kësaj apelojmë të kontrollojnë nëse janë nga kjo listë dhe nëse janë menjëherë më vonë deri më 11 nëntor të parashtrojnë paraqitje për regjistrim në Listën Zgjedhore”, tha ajo.

Paraqitja mund të parashtrohet edhe në rrugë elektronike për të cilat në njësi rajonale ka zyra të Komisionit në mbarë vendin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button