Shqiptari në Guinness, i aftë të mahnisë këdo

Agim Agushi nga Kosova është rekordmen botëror në një disiplinë të veçanë. Ai arrin të mbajë topin me kokë shumë gjatë duke kryer veprime të tjera, duke ngjitur dhe zbritur shkallët, ulur, etj. etj.

Shkallët e PostTelekom-it të Kosovës kanë qenë vendi ku ka thyer rekordin e parë, në vitin 2002, 3780  shkallë, ecje lart e poshtë duke mbajtur topin me kokë dhe pastaj kanë vijuar rekordet në Gjermani, Dubai, Shqipëri, Antalia, Zagreb në disiplina të ndryshme.

“Guinnes-in e kam fituar në 14 gusht të vitit 2005 në Gjermani, në disiplinën e gjuajtjes së topit me kokë në pozicionin ulur. Në atë kohë e mbante këtë rekord një sportist nga Polonia me kohën 3 orë e 56 minuta, unë arrita 4 orë e dy minuta e 1 sekondë, 6 minuta më tepër”, ka thënë Agushi në Top Show, ku ishte i ftuar mbrëmë. Ai është me të vërtetë i aftë të të mahnisë me mbajtjen e topit.

Agushi tha që fillimisht ka qenë futbollist, por një dëmtim e largoi nga fusha e futbollit, për të nisur më pas këtë disiplinë që e ka kthyer në rekordmen botëror. Ka hyrë dy herë në rekordet Guinness dhe ka thyer tetë herë rekorde botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button