Gruevski i raporton Rasmussenit

Gjatë ditës së mërkurë sotme, kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, do të qëndron në vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ka bërë të ditur shërbimi për informim i Qeverisë.

Bëhet e ditur se Gruevski do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Anders Fog Rasmusen, ndërsa do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s.

Pos takimeve me zyrtarë të lartë të Aleancës, Kryemministri Gruevski do të raporton para sekretarit të Aleancës për zgjedhjet e reja presidenciale, zhvillimet e brendshme politike dhe procesi e integrimeve evroatlantike, të cilat do të jenë temat qëndrore të kësaj vizite.

Ndryshe, në prag të samitit të NATO-s në Britani të Madhe në shtator, ish ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker tha se zgjerimi i NATO-s nuk është në agjendë, ndërsa më shumë elemente kyçe të Aleancës janë në kaos. Ai në këtë rast përmendi edhe Maqedoninë.

“Kemi suksese të mëdha, pamë pranimin e një sërë anëtareve të reja, por shihni Ballkanin perëndimor, Bosnjën, Kosovën ose Maqedoninë, ku ende kemi punë të papërfunduara. Jemi të lodhur nga NATO-ja, nuk kemi buxhet, e as ide”, deklaroi Volker.

Lajme të ngjashme

Back to top button