Rama takon homologun kinez: Synojmë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama(majtas), sot ishte pjesë Samitit mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë.

Nisma 16+1 synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin mes vendeve pjesëmarrësve, 11 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Kinës, Li Keqiang (djathtas), kreu i qeverisë shqiptare, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, shërbejnë si bazë për bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button