Rrjeti për aksion klimatik në Evropë: Maqedonia më shpejtë ta ratifikojë Marrëveshjen e Parisit

Rrjeti për aksion klimatik në Evropë, Analitikë, Eko-vetëdije, Front 21/42, Milieukontkat, Qendra e gjelbër e Maqedonisë dhe Gou Gringi u bëjnë thirrje deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të angazhohen për ratifkimim sa më të shpejtë të “Marrëveshjes së Parisit” dhe të tregojnë gatishmëri dhe vendosmëri për implementimin konsekuent të tij.

“U bëjmë thirrje deputetëve të ardhshëm të bëjnë rishikim të Kontributeve të dedikuara me përcaktim kombëtar (INDC) në drejtim të angazhimit të vërtetë për uljen e emisioneve pa investime të mëtejme në qymyr. Vendimi më i ri i TEC Oslomej për vendosjen e  kazanit të ri për djegien e qymyrit të importuar, i cili do të punonte të paktën 30 vjet është pikërisht në kundërshtim me këtë angazhim. Derisa BE-ja deri në vitin 2025 planifikon çkarbonizim të tërësishëm të sektorit elektro energjetik ne në vitin 2030 planifikojmë mbi 60 për qind nga energjia në Maqedoni të vijë nga qymyri. Duke marrë parasysh faktin se projektet energjetike kanë jetëgjatësi prej 20-40 vjet, me planet ekzistuese i dënojmë gjeneratat e ardhshme në Maqedoni t’i paguajnë këto investime me shëndetin e tyre, cilësinë e jetës dhe para”, deklaruan nga “Front 21/42”.

Sipas Nevena Smilevskës nga “Eko-vetëdije” investimet në qymyr dhe miniera edhe termoelektranat janë tejet destruktive për mjedisin jetësor dhe për klimën, njëkohësisht duke e ulur cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët.

Marrëveshja e Parisit hyn në fuqi vetëm disa ditë para fillimit të konferencës për ndryshime klimatike, e cila mbahet prej 7-18 nëntor në Marakesh, Maroko. Në Marakesh do të bisedohen hollësitë rreth implementimit të Marrëveshjes së Parisit, gjegjësisht masat të cilat do të mundësojnë ulje drastike të emisioneve të qelqta të gazrave.

Shtetet të cilat ende nuk e kanë ratifikuar këtë marrëveshje, nga pikëpamja ligjore, nuk do të mund aktivisht në ndikojnë ndaj vendimeve të miratuara në këtë konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button