Forcat irakiane e kanë rimarrë vendbanimin e fundit të madh para Mosulit

Forcat irakiane të sigurisë, të cilat afrohet në veri të rrjedhës së lumit Tigër drejt Mosulit, e kanë marrë vendbanimin e fundit të madh që ndodhet para qytetit të dytë me të madh në Irak, deklaroi një komandant i policisë.

Forcat e policisë federale kanë hyrë në lagjen në Hamam al Alil, rreth 20 kilometra në jug të Mosulit, e cila është bastion i Grupit Shteti Islamik dhe tashmë disa ditë është shënjestër e sulmeve nga ushtria irakiane.

“Njësitet tona kanë hyrë në lagjen Salahia në Hamam al Alil. Qyteza është liruar nga më shumë se një anë dhe konsideroj se në orët në vijim do të mund t’i komunikojmë popullit irakian se është tërësisht i pastruar Hamam al Alil dhe rrethina”, theksoi gjenerali i policisë Tamer al Husein.

Luftëtarët e SHI-së, të cilët tërhiqen në veri të Mosulit , kanë detyruar mijëra banorë të vendeve dhe qytezave përreth të udhëtojnë me ta, duke i shfrytëzuar si mburojë të gjallë kundër sulmeve ajrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button