Pranvera e Bosnjës dhe e Kosovës po arrin edhe në Maqedoni?

Arsim Zekolli, kolumnë – “ Votim me gurë”, Utrinski Vesnik
Vallë pranvera e Bosnjës dhe e Kosovës mundet të vjen edhe para dyerve tona? Nëse do të gjykonim sipas fjalëve nga rrjetet sociale – më se e sigurt! Por nëse  gjykojmë sipas veprave – rëndë.

Daut Dauti, kolumnë – “ Koalicion publik ose i fshehur”, Dnevnik
Ajo që e avokon BDI patjetër se do të ishte e dëshirueshme sepse presidenti – baba i kombit duhet të jetë bashkues i tërë shoqërisë, e i tillë mundet të zgjidhet me votat e shumicës së partive relevante dhe me dalje të madhe të trupit votues, e dalje e tillë mundet të sigurohet vetëm me votat e Shqiptarëve.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Kush bëri “ punë maxhupi””, Utrinski Vesnik
Nuk është rëndë tia qëllosh se kush bëri “ punë maxhupi” duke dashur ta përqeshë prefektin e komunës Qendër Andrej Zhernovski. Këshilltarët e VMRO – DPMNE e informuan publikun se ballkonet e larme të tipit “papagall” ka vetëm te ndërtesat në Tiranë. Romët ishin të deportuar para kamerave të tregojnë se do të ishte kënaqësi e madhe për ata të jetojnë në ndërtesat me ballkone të larme.

Katerina Neshkova, koment – “Bosnja e vuajtur  goditi fortë”, Dnevnik
Se a dështoi bashkësia ndërkombëtare në BeH është pyetje në të cilën mundet të jep përgjigje edhe një nxënës i shkollës së mesme. Marrëveshja  e Dejtonit e vendosi paqen fizike në Federatë, por i komplikoi marrëveshjet në shtet duke vendosur administratë monstruoze e cila gëlltit miliona.

Gjorgji Misajlovski, kolumnë – “Kursim diplomatik”, Utrinski Vesnik
Propozimi për misione të përbashkëta diplomatike në Ballkan, është i pamundur. Ne kursejmë në gjëra të vogla, e jemi galant në harxhimin joracional të parave.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “Popullizmi – simulakrum politik ose paradoks mental”, Utrinski Vesnik
Mediumet nuk janë vetëm instrument i pushtetit, por edhe shtyllë themelore përmes së cilës pushteti dhe fuqia realizohen. Pa këto, fuqia e popullizmit autoritar erodon shpejtë. Për këtë shkak sistemet e tilla janë të fiksuara dhe të drejtuara kah kontrollimi dhe shtypja mbi lirinë e mediumeve të mundshme – “zbulojnë ekspertët” e vendit.

Dimitar Grumar, kolumnë – “ Për rrënjën dhe kreun shtetëror”, Dnevnik
Sa gjak demokratik ka në mbikëqyrësin në vend të punës, në organizatë ose parti, i cili me zhurmë ankohet se po vdes për demokraci, e ata të cilët i mbikëqyr i sëmur me aplikimin e tij  sulltanesk të demokracisë.

Petrit Saraqini, kolumnë – “ Bosnja dhe ne”, Sloboden Peçat
Ne jemi larg situatës së Bosnjës. Papunësia është në rënie, ekonomia lulëzon, dhe rrogat rriten. Nuk po ju gënjej, e pash në televizion.

Lajme të ngjashme

Back to top button