Mijallkov në Prokurorinë Speciale (FOTO+VIDEO)

Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ka arritur në zyrat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku do të duhet të jep deklaratë për rastin “Tortura”, transmeton Portalb.

Rastin të cilin e ka ngritur PSP, ka të bëjë me mënyrën e arrestimit të liderit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, një ditë pas zgjedhjeve të 2011.

Përveç Mijallkovit, të dyshuar janë edhe komandanti i njësitit special “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe përfaqësues të tjerë të kësaj njësie. Ata ngarkohen për veprim çnjerëzor ndaj Boshkovskit. Mijallkov është i dyshuari i parë. Derisa ka hyrë në PSP, Mijallkov nuk ka pranuar të jep deklaratë për NOVATV. /Portalb

Rasti “Tortura” –  Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Sasho Mijallkov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button