‘Së bashku për fëmijët e Sirisë’ do të ndihmon mbi 1 mijë fëmijë

Të shtunën në hotel New Star u organizua darkë donatorësh në kuadër të fushatës “Së bashku për fëmijët e Sirisë”. Darka në fjalë ishte aktiviteti qëndror i kësaj fushate.

Përveç darkës, mbrëmja u pasurua edhe me një program të shkurtër gjatë të cilit u bë prezantimi i të gjitha aktiviteteve të realizuara në kuadër të fushatës si dhe ndihmat e grumbulluara në secilin aktivitet.  Në darkë ishin të pranishme mbi katërqind mysafire të profileve të ndryshme.

Fushata “Së bashku për fëmijët e Sirisë” është ndërmarrë nga disa organizata dhe sektore grash me qëllim grumbullimin e ndihmave financiare për fëmijët sirianë.

Fushata ka filluar që nga 18 janari dhe në kuadër të saj janë organizuar një sërë aktivitetesh në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë.

Me mjetet e grumbulluara gjatë kësaj fushate parashihet të blihen rreth 1460 pako bebesh për fëmijët sirianë.

Xhiro llogaria e hapur enkas për këtë fushatë do të jetë e hapur deri më 15.02.2014. Të interesuarit mund të donojnë në numrin në vijim 250001002682515

Më shumë rreth organizimit të kësaj fushatë mund të mësoni në linkun në vijim http://www.aagmk.org/?p=8505

Lajme të ngjashme

Back to top button