Shkup, filloi manifestimi “Nëntori, muaji i shkencës”

Në QT “Skopje City Mall” sot, nesër si dhe në fundjavat e ardhshme në nëntor (11, 12 dhe 18, 19 dhe 20) do të mbahet manifestimi “Nëntori muaj i shkencës” që do të përfshijë konkurse, eksperimente, punëtori, leksione dhe ekspozita për të gjithë brezat, njofton MIA.

Ngjarjen për herë të parë së bashku do ta organizojnë Shoqëria e Fizikantëve të Republikës s Maqedonisë. Lidhja e Kimistëve dhe Teknologëve në Maqedoni, Shoqërin e Biologëve të Republikës së Maqedonisë, Shoqëria astronomike e Maqedonisë, Shoqëria gjeografike e Maqedonisë, Shoqëria astronomike e Shkupit, Fakulteti Natyroro-Matematikor dhe “Shkupi siti mol”.

Në kuadër të evenimentit do të mbahet shkolla e 41-të “Fizikantë të rinj” në të cilën nxënsit do të konkurrojnë në projekte, demonstrime dhe eksperimente.

Ngjarja do të ketë aktivitete të shumta, ndërsa ekspozita dhe konkurset në projekte, demonstrime, eksperimente, simulime dhe modele janë të tipit të hapur dhe mund të vizitohet nga secili që është i interesuar. Programi “Nëntori-muaji i shkencës”  është publikuar në  www.skopjecitymall.mk/nauka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button