Prej sot në qarkullim kartmonedha 200 dhe 2.000 denarëshe (FOTO)

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë prej sot i ka lëshuar në qarkullim kartëmonedhat në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh, ndërsa njëherësh i ka tërhequr nga qarkullimi kartëmonedhat prej 5.000 denarëshe, njofton Portalb.

BPRM njofton se vendimi për lëshimin e kartmonedhave në vlerë prej 200 dhe 2.000 denarësh ka dalë nga nevoja e shqyrtuar reale për ribalancimin e strukturës ekzistuese të vlerave të kartmonedhave në qarkullim.

“Struktura ekzistuese e vlerave të kartmonedhave të cilat janë në qarkullim prej 8 shtatorit 1996 deri më sot nuk ka pësuar ndryshime dhe vendosja e këtyre kartmonedhave të tjera paraqet ndryshimin e parë që zbatohet pas periudhës 20-vjeçare. Ky vendim është sjellë në bazë të hulumtimeve dhe analizave të faktorëve ekzistues, me ç’rast u përcaktua se ekzistojnë nevoja reale për vendosjen e dy kartmonedhave të reja. Vendosja do të mundësojë rritje të ofertës së kartmonedhave të cilat janë në dispozicon gjatë kryerjes së transaksioneve me para të gatshme, ndërsa si efekt sekondar pritet balancimi i kërkesës për denominime të caktuara”, sqarojnë nga BPRM.

Ata theksojnë se nevojë për kartmonedha me këtë denominim nuk kanë paraqitur as bankat dhe në vend që sasia e tyre në qarkullim nga viti në vit të rritet, ajo vazhdimisht ka rënë dhe prandaj ato do të ndalojnë së qeni mjet ligjor për pagesë më 15 dhjetor 2016.

Bankat afariste në Republikën e Maqedonisë do t’i këmbejnë kartmonedhat me vlerë prej 5.000 denarë prej sot deri më 28 shkurt 2017, ndërsa nga 1 marsi 2017 zëvendësimi i tyre do të bëhet nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.

БАНКНОТА 200 ДЕНАРИ

Bankënota 2000 denarë
Bankënota 2000 denarë

2000

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button