Afganistan: Protestë për vrasjen e civilëve në Kunduz

Zyrtarët afganë thonë se së paku 26 civilë janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi ajror në pjesën veriore të Afganistanit.

Në qytetin Kunduz sot kanë shpërthyer protesta pas një sulmi ajror në periferi të qytetit. Protestuesit i kanë bartur trupat e pajetë të të vrarëve para zyrës së guvernatorit, transmeton REL.

NATO-ja tha se ka ndërmarrë sulme ajrore për t’i mbrojtur forcat aleate gjatë një operacioni në Kunduz dhe ka shpjeguar se “të gjitha pretendimet për viktima civile do të hetohen”.

Më herët, NATO-ja ka njoftuar se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një operacioni në Kunduz.

Ushtarët janë vrarë sot, “gjatë misionit ndihmës, stërvitor dhe këshillues me partnerët tanë afganë për pastrimin e pozicionit taliban dhe për t’i shkatërruar operacionet e këtij grupi në Kunduz”, ka thënë NATO-ja.

“Përkundër ngjarjes së sotme tragjike, ne jemi të palëkundër në përkushtimin tonë për t’i ndihmuar partnerët afganë për ta mbrojtur vendin e tyre”, tha John Nicholson, komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

Misioni luftarak amerikan në Afganistan ka përfunduar në vitin 2014, por forcat speciale shpeshherë janë angazhuar në luftime, duke u ndihmuar forcave të sigurisë afgane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button