Qeveria britanike nga marsi ta fillojë procedurën për dalje nga BE-ja

Qeveria britanike ende ka për qëllim deri në fund të marsit ta aktivizojë procedurën zyrtare për braktisje të Bashkimit Evropian dhe nuk konsideron se vendimi gjyqësor, sipas së cilës për atë nevojitet leje nga Parlamenti, do ta prishë këtë radhitje të ngjarjeve, transmetojnë mediat britanike.

Një anëtar i lartë i konservatorëve të kancelares gjermane Angela Merkel deklaroi se është e domosdoshme deri në fund të marsit, BE-ja ta marrë qëllimin e qartë të Britanisë së Madhe për braktisje të bashkësisë.
Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker, nesër në telefon do të bisedojë me Mejin”, deklaroi zëdhënësi i KE-së. Ai refuzoi ta komentojë sot vendimin e sjellur gjyqësor.

Lideri i paradokohshëm i Partisë për pavarësinë e Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) Nejxhel Farazh, i cili e ka udhëhequr fushatën për Bregzit, shprehu shqetësim se sipas vendimit gjyqësor politikanët do të mundohen ta ndalin ose ta ngadalësojnë braktisjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Sipas tij, ajo do të jetë tradhti e njerëzve, të cilët votuan për braktisje nga BE-ja, potencojnë mediat amerikane.

Liderët opozitar britanik i bënë thirrje Qeverisë së Mejit ta njoftojë Parlamentin me kushtet negociuese për dalje nga BE-ja, pasi Gjykata e Lartë e Londrës konfirmoi se nevojitet leje nga Parlamenti që të aktivizohet procedura për Bregzit. Mej insiston në atë të mos i zbulojë pozitat e saj para fillimit të negociatave me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button