Belgjikë, në rrugët e Brukselit lypja është bërë dukuri e shpeshtë

Në rrugët e Brukselit, që konsiderohet si kryeqytet i Evropës, mund të shihen shumë fëmijë, por edhe të rritur se si lypin, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucionet kompetente nuk ndërmarrin asnjë masë kundër lypjes e cila veçmas është e shfaqur në rrugët frekuentuese të qytetit, dhe në afërsi të qendrave tregtare dhe destinacioneve turistike.

Lypësit flenë në rrugët e qendrave tregtare, para bankomatëve dhe në hyrjet e ndërtesave të banimit. Lypësit në Bruksel kryesisht vijnë nga vendet e Evropës Lindore.

Vizitorët, por edhe banorët e qytetit nga autoritetet kërkojnë që urgjentisht diçka të bëhet kundër lypjes.

Në Belgjikë nga viti 1993 lypja nuk është vepër penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button