Rama: Greqia të heqë Ligjin e Luftës

Arsyen e marrëdhënieve të acaruara mes Shqipërisë e Greqisë, Kryeministri Rama e sheh tek Ligji i Luftës, që Athina zyrtare mban ende në fuqi. Duke replikuar nga seanca plenare me kreun e PBDNJ -së, Vangjel Dule, lidhur me prishjen e disa objekteve në Himarë, Rama i kujtoi mikut të tij të vjetër një çështje ende të pazgjidhur me fqinjin jugor, çështjen Çame, transmeton Klan.

Ndërsa Kryeministri e cilësoi një praktikë rutinë prishjen e ndërtimeve në Himarë, në kuadër të projektit për rilindjen urbane në këtë zonë, Vangjel Dule iu kundërpërgjigj duke thënë se fshihet pas dështimeve në tre vjet qeverisje.

Kryeministri shpjegoi edhe qëndrimin e tij lidhur me një status të bërë pak ditë më parë për Akropolin.

Kjo përplasje në Kuvend, mes Ramës e Dules, vjen pas shqetësimit të ngritur nga pala greke, jo vetëm për tonet jo diplomatike të Kryeministrit, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve mes dy vendeve. Qeveria shqiptare, deklaratat Athinës për Himarën i ka quajtur të papranueshme dhe ndërhyrje në punët e brendshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button