Pokemon Go… Regjistrohet i dënuari i parë me burg!

Në Japoni regjistrohet incidenti i parë me pasojë vdekjen që nga nxjerrja në treg të lojës “Pokemon Go”, ku autori, 39 vjeç, është dënuar me 14 muaj burgim, transmeton Bordo.al.

Më 23 gusht, një shofer, Keiji Goo, që ishte duke luajtur lojën virutale ndërkohë që po ngiste automjetin e tij, kishte shtypur dhe vrarë një grua 72-vjeçare dhe kishte plagosur rëndë një tjetër që ishte duke kaluar rrugën në qytetin e Tokushima.

Akuza kishte kërkuar fillimisht 20 muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës ishte shprehur se i dënuari nuk ka ndërmend që të apelojë vendimin.

Në dhënien e dënimit, gjyqtari theksoi neglizhencën e rëndë të shoferit që për shkak të shpërqëndrimit nuk arriti t’i paraprijë kësaj fatkeqësie.

Që prej 22 korrikut, data e lançimit të lojës shumë popullor të markës Nintendo që nëpërmjet smartfonit përdor teknologjinë GPS, në Japoni janë verifikuar edhe dy incidente të tjerë me pasojë vdekjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button