Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi: Të dyshuarit dhe të akuzuarit mos i kandidoni për deputetë!

Koalicioni për Ndryshime dhe Drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEM, DEMOS dhe MORO-RP), sot i ftoi të gjitha partitë politike të që marrin pjesë në zgjedhje me lista të kandidatëve për deputetë, por që të njëjtat në lista të mos vendosin persona të cilat janë të akuzuar apo të dyshuar nga ndonjë lëndë në procedurë hetimore ose parahetimore të gjykatave kompetente, njofton Portalb.

Nga atje thonë se maksimalisht e respektojnë prezumimin e pafajësisë, megjithatë vlerësojnë se personave të këtillë nuk duhet t’u jepet mundësi për të kandiduar, pasi që nëse eventualisht fitojnë imunitet të deputetit atëherë ajo do ta bënte të pamundur që procedura të vijojë në vazhdim.

“Është e papërgjegjshme që të nëpërkëmben qytetarët dhe të tregohen muskuj të personave nga pushteti, bartës të funksioneve të larta shtetërore të cilët, me vendim të presidentit Gjorge Ivanov disa herë janë aboluar apo falur, ndërkaq tani prapë të jenë bartës të listës ose kandidatë për deputetë”, thonë nga Koalicioni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button