Për votim jashtë vendit deri më tani janë paraqitur 5.500 persona

Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri në orën 14:00 sot për votim jashtë vendit janë paraqitur 5.500 shtetas të Republikës së Maqedonisë. Komisioni ka pranuar 4.876 paraqitje, 118 janë refuzuar, përderisa 556 janë në fazë të përpunimit.

Përmes ueb-aplikacionit të vendosur në KSHZ për kontroll dhe paraqitje të personave me regjistrime kontestuese në Listën zgjedhore, janë parashtruar gjithsej 114 paraqitje, nga të cilët 111 janë pranuar derisa tre janë në përpunim.

Kontrolli publik në Listën zgjedhore dhe paraqitja për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në përfaqësitë diplomatike kosullore jashtë vendit dhe në mënyrë elektronike përfundon më 11 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button