Krasniqi hidhërohet me VV për shkak të ezanit

Imami Shefqet Krasniqi gjatë një interviste ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se nuk ndoshta nuk do ta përkrah më këtë subjekt, për faktin se e kanë e kanë votuar ligjin për mbrojtje nga zhurma.

Me këtë ligj parashihet që kambanat e kishave, por edhe thirrjet për namaz të xhamive të nivelohen deri në atë masë që të mos pengojnë qytetarët.

Por votat e VV’së pro këtij ligji e kanë penguar Shefqetin.

“Për cudi Vetëvendosja e ka votu . Edhe kur jemi te Vetëvendosja unë jau çoj një selam, mos t’i prishum punët prapë, ne hale s’i kemi rregullu me ta, por e kemi fillu me ndryshu qëndrimin tone ndaj tyne sepse ata janë zbutë. Me votimin e tyre kundër ezanit në këtë rast ata na kanë tregu neve , na e kanë dhanë një isharet se ne duhet hale të kujtohemi mirë a me i përkrah apo jo…” ka thënë ai transmeton Indeksonline.

Lajme të ngjashme

Back to top button