Diaspora proteston me moton “Radika është bashkëjetesa jonë”

Mijëra protestues morën pjesë në marshin e organizuar nga ana e diasporës së Dibrës, Rekës dhe Qendrës Zhupë , krahina deri në Mavrovë, në qytetin Mestre të Italisë, kundër projektit “Fusha e Lukovës “ dhe kundër devijimit të lumit Radikë.

Këtij Marshi të qetë dhe demokratik i prijnë përpara Artan Karpuzi  nga Dibra dhe Faton Asani nga Reka,  Mefail Capa dhe Emir Alili,  si dhe shumë  banorë të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në diasporën e Italisë. Organizimi i këtillë erdhi  si rrjedhojë e mbledhjes së përbashkët mes banorëve të këtyre komunave të cilët në shenjë revolte shprehin pakënaqësi për devijimin e lumit Radikë.

“Çdo gjeneratë ka  një mision  që duhet të realizohet gjithmonë për të mirën e breznive që vijojnë. Detyra e  jonë mbetet që ta shpëtojmë Radikën dhe regjionin tonë nga vdekja e tërësishme sepse edhe Reka dhe Dibra, asnjëherë më nuk do të jenë ato që janë. Askush nuk ka të drejtë të merr lumin sepse është çështje esenciale për ne të gjithë. Lind pyetja çka do të bëjnë shqiptarët e Shqipërisë  pa lumin e Vjosës, dhe përgjigja e atyre që duan ta vjedhin lumin është: Le të pinë naftë!

Nuk kemi zgjidhje tjetër përpos asaj që të këmbëngulin në shpëtimin e lumit Radika dhe bashkërisht do të çojmë zërin pikërisht ashti siç kemi jetuar së bashku në këtë nënqiell. Ky lum edhe më shumë e përforcon rrjedhën e bashkëjetesës sonë ashtu siç rrjedh vetë Radika. Ne jemi një, Rekasit, Dibranët dhe banorët e Zhupës. Ne jemi edhe kundër këtij projekti djallëzor. Duhet ta shpëtojmë Radikën , sepse është denbabaden si bashkudhëtaren tonë në të mirë dhe në të keqe. Me tërë fuqinë e zërit jemi përkushtuar që ta pengojmë devijimin e saj dhe në emër të breznive që vijnë pas nesh, u tha në fjalimin e përbashkët , në marshin e organizuar nga Diaspora e Italisë.

Në këtë marsh nuk mungonin  parullat e ndryshme si: “Të bashkuar për Rekën! Të bashkuar për Radikën!  , një marsh miqësor dhe demokratik  duke ndaluar edhe para  Konsulatës së Maqedonisë.  Ne shprehim revoltën tonë ashtu siç i ka hije dibranit, rekasit dhe banorëve të Zhupës, deklarojnë pjesëmarrësit në marshin e organizuar nga Diaspora e Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button