Zaev: Nuk do të ketë pushime nga administrata, qytetarët do të punojnë me rehati

 

“Po ju flas nga kryeqyteti, nga qendra administrative e Republikës  duke dashur  të dërgoj mesazhin se: do të kemi administratë  profesionale, të shkëmbyeshme dhe të zellshme! Punonjësit e institucioneve shtetërore do të jenë të motivuar për të bërë punën e vet në shërbim të qytetarëve, të mos dënohen  dhe të jenë shantazhuar siç janë  tani”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Rrini rehat, nuk do të ketë pushime nga puna në administratë! Kush ua  tregon të kundërtën, atë  e bën për arsye  politike, personale apo arsye të tjera. Ju siguroj, jemi duke i dhënë fund  kohës së  revanshizmit  dhe të ndarjes së  popullit  për nga listat e partive. Vendi i punës nuk duhet të varet dhe nuk do të varet nëse  jeni  anëtar i një partie, nëse  keni ardhur në një tubim  ose nëse keni vënë like  në Facebook apo jo”, premton Zaev.

Zaev gjithashtu shtoi se institucionet do të punojnë vetëm  në shërbim të qytetarëve, duke shtuar se secili njeri  do të ketë mundësi  për të punuar, “askush nuk do të ndihet i padobishëm,  të jetë  i punësuar në letër, dhe të mos ketë karrige për tu ulur”.

Ne ndërtojmë një shtet në të cilin do të vlerësohet puna e çdokujt.

“Ne kemi Plan se si të bëhet kjo: – Orari i punës të jetë në dy ndërrime deri  në orën 20  në institucionet kryesore që do të lehtësojë të gjithëve  të mos dilni nga puna ose të  merrni  ditë pushimi  apo pushim mjekësor për të përfunduar  punët administrative. -Atje ku ka më shumë punonjës se  duhet, të punësuarit të punojnë sipas profesionit të tyre, në shërbimet publike ku ka nevojë nga kuadro, me qëllim për të përmirësuar shërbimet për qytetarët. Njëkohësisht,  me krijimin e administratës efikase, ne do të krijojmë kushte për zhvillimin e firmave vendase private që do të krijojnë vende të reja  pune. Në këtë mënyrë  të gjithë  qytetarët   kanë  mundësi  ​​për zgjedhje se ku  të aplikojnë për një punë dhe të punojnë, atje ku e  shohin  të ardhmen më të mirë për veten  dhe ku ndihen  më të  dobishëm. Ta  dini, do të ndërtojmë  një shtet në të cilin do të vlerësohet  puna e çdokujt”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button