Deri në 7 mars diaspora duhet të paraqitet në ambasada nëse do të votoje

htetasit e Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit kanë afat deri më 7 mars të paraqiten për të dorëzuar dokumentacionin e  nevojshëm në zgjedhjet presidenciale, në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë ose përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Pavle Sazdov, deputet nga njësia zgjedhore amerikane, i cili është për vizitë në SHBA dhe në Kanada, thotë se në takimet me qytetarët numri më i madh i pyetjeve të parashtruara janë për mënyrën e votimit.

Mënyra tjetër për t’u paraqitur në votim është përmes faqes së internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor http://ëëë.sec.mk/index.php?

option=com_content&vieë=article&id=100&Itemid=105, http://ëëë. ku mund të shkarkohet fletëparaqitja për votim, e cila përmban edhe informacione se si qytetari mund të paraqitet për të votuar.

Fletëparaqitja e plotësuar, së bashku me kopjet e skanuara nga pasaporta e Maqedonisë dhe nga dokumenti me të cilin dëshmohet qëndrimi i përkohshëm ose puna jashtë vendit, pastaj duhet të dërgohen në adresën e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Për qytetarët e Maqedonisë në Amerikën Veriore, adresa e internetit në të cilët duhet të referohen është [email protected].

Zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 13 prill do të jenë të parat në të cilat diaspora e Maqedonisë do të ketë të drejtë vote. Votimi në diasporë do të mbahet një ditë përpara, më 12 prill. deputeti Sazdov thotë se për çdo vend votim në të cilin do të ketë mbi 1.000 votues të paraqitur, do të hapet vendvotim shtesë, gjegjësisht do të dërgohet edhe një komision zgjedhor, që të mundësohet votim më i lehtë.

Sazdov është në takime me diasporën e Maqedonisë në Çikago, ndërsa javën e ardhshme do të mbajë takime në kishat maqedonase në Detroit dhe Uindzor. Duke filluar nga 21 shkurti, Sazdov do të mbajë takime me qytetarët në Nju-Jork dhe në Nju Xhersi.

Lajme të ngjashme

Back to top button