Rillkovksi: Zgjedhjet paralele janë problem për tu realizuar

Përderisa ndodh që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të fillojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, atëherë para nesh paraqitet një problem serioz, në pjesën ku do të përzihen datat e njërës fushatë, të fushatës tjetër dhe heshtjes parazgjedhore, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Nikolla Rillkoski në intervistën për Radion “Evropa e Lirë”, duke shtuar se kërkojnë zgjidhje për çdo rast.

“KSHZ-ja ka kapacitet dhe përvojë, megjithatë nëse kjo ndodh mendoj se për herë të parë do të ndodh një përplasje e terminëve, ashtu që nuk është në pyetje kapaciteti i Komisionit, por në pyetje është gjetja e moduseve sit a tejkalojmë një situatë të tillë”, thotë Rillkoski.

Ai shtoi se KSHZ po përgatitet, por se nuk është e përgatitur definitivisht, sepse ende nuk dihet. Kreu i Komisionit prêt që të gjithë të angazhohen maksimalisht në përpjekjet e tyre për ta respektuar Kodin zgjedhor me qëllim që të dëshmojnë vullnet dhe gatishmëri se ai do të zbatohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button