Një histori e trazuar dashurie që përfundon në martesë, ja fotot e dasmës sekrete së sportistit të famshëm

Sportisti i njohur, Michael Phelps është martuar me të dashurën e tij Nicole dhe mamanë e djalit të tyre në një festë plotësisht sekrete.

Edhe pse ata janë celebruar në qershor, në Cabo, në Meksikë, të shtunën organizuan festën e dasmës së tyre. Asnjë foto nuk ka dalë nga kjo festë, veç këtyre të dyjave që Michael dhe Nicole Phelps postuan vetë.

Atleti me më shumë medalje olimpike në historinë e sportit është martuar me të dashurën e tij zyrtarisht para se të nisej për në Rio, Lojërat e fundit olimpike të karrierës së tij, ku theu çdo rekord sportiv për pjesëmarrje dhe medalje, por kjo ishte një festë tipike ku Nicole, ish-Miss California, aktualisht specialiste marketingu, u vesh me fustanin e bardhë. Në të vërtetë, ajo nuk dëshironte një fustan tradicional kështu që stilistja ia përshtati sipas shijes, ndërsa marka është Julie Vino. Edhe Michael Phelps kishte zgjedhur një kostum në ngjyrë kremi për t’iu përshtatur atmosferës bregdetare.

Michael dhe Nicole kanë përjetuar një ndarje të gjatë në historinë e tyre, por më pas ribashkimi i ka forcuar themelet e marrëdhënies së tyre, e cila është bekuar dhe më një djalë.

Duke qenë që fotot janë vetëm këto dhe asnjë nga të ftuarit nuk ka shkelur rregullin e një dasme private, nuk kemi asnjë ide si dukej Boomer në dasmë, djali i tyre që u bë i famshëm si tifozi më i vogël në Rio.

Presim ta shohim me xhaketë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button