Kjo është ëndrra e Gotze

Asi i Borussia Dortmund, Mario Gotze ëndërron që të arrijë finalen e Champions League këtë edicion, pasi në 2012-2013 kishte munguar për shkak të lëndimit.

Gjermani u rikthye në Dortmund para se të nisë kampanja 2016-2017, nga Bayern Munich, kurse që tash ka ambicie të mëdha.

“Unë veç se e kisha rastin, por që lëndimi më mohoi këtë.”

“Po ta bëja këtë do të më realizohej ëndrra. Kam punuar çdo ditë për këtë. Kam kujtime të mira nga sezoni 2012-2013 sepse arritëm finalen por është për keqardhje se si nuk arritëm në fund që të rrëmbenim trofeun.”

“Ajo është e kaluar tash dhe unë jam i fokusuar në sezonin e ri”, ka thënë Gotze, transmeton KlanKosova.

Ai ka treguar se klubi ka kapacitetin për të arritur që ta fitojë trofeun më të çmuar në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button