LSDM: Me të hollat e Rrotës Panoramike, qytetarët do të fitonin subvencione për ngrohje me peleta

“Sot është dita ndërkombëtare e qyteteve. Shkupjanët vetëm munden  të përfundojnë  se janë mashtruar të paktën për 670 milionë euro si kushtonte Shkupi 2014, dhe për vitin e ardhshëm  munden të dëshirojnë pushtet të  përgjegjshëm  për t’u kujdesur  për  jetën e tyre”, tha në konferencë për shtyp, nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski.

“Kombet e Bashkuara shpallën ditën e sotme  dita e qyteteve për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve dhe rritje të shpejtë urbane me qëllim të rritjes së punësimit, të zvogëlimit  të varfërisë së qyteteve , për të pasur qasje në  strehim, në shërbimet urbane, mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm. Përkundrazi, shkupjanët janë duke u mbytur në ajrin e ndotur falë Shkupit 2014. Për projektin kriminel, parqet u kthyen në beton.  Sipas statistikave zyrtare në Shkup ka dyfish më pak gjelbërim  në krahasim me qytetet e tjera evropiane. Në qoftë se nuk  i  prerën  parqet, ndotja do të ishte më e ulët”, transmeton Mançevski.

“Ndërtesat morën  fasada të përparme si stoli, gjë për të cilën  Gruevski shpenzoi  mbi 12 milionë euro nga  paratë e qytetarëve që mundeshin  të përdoreshin  për të bërë  fasada  efikase në plan të energjetikës. Kështu, qytetarët  do të kishin shtëpi të ngrohtë dhe do të shpenzonin  më pak financa për energjinë elektrike dhe ngrohje. Në këto ndërtesa  monstruoze të Shkupit 2014, u kapën  4446  çerdhe. Vetëm në Portën Triumfale u kapën 5-6 qytete të gazifikuara në Maqedoni. Me të hollat e Rrotës Panoramike, të gjithë qytetarët e Shkupit do të fitonin subvencione për peleta, jo vetëm 200 familje. Qytetarët e Shkupit kanë të drejtë për të jetuar një jetë me cilësi ashtu siç e kanë qytetarët e qyteteve të tjera të Evropës. Ne detyrohemi se të gjitha të holla të Buxhetit të Qytetit do të shkojnë për nevojat e vërteta të qytetarëve”, transmeton Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button