Zyrtare: Dorëhiqet rektori Ibrahim Gashi

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje. Ai këtë e ka konfirmuar gjatë një intervistë për televizionin Publik të Kosovës duke thënë se këtë po e bënë për të mirë të UP-së dhe se kjo është e parevokushme.

__________________________________

Rektori i Universitetit te Prishtinës, Ibrahim Gashi, pritet çdo moment të bëjë publike dorëheqjen e tij.

Kështu thotë për Koha.net një burim i mirinformuar i cili tregoi se pas presioneve të ditëve të fundit, rektorit tashmë i është lënë të vendos vet për dorëheqjen.

Pritjet janë që ai të tërhiqet që sonte, duke e zgjidhur problemin e krijuar në Universitetin e Prishtinës.

Një tjetër burim i afërt me zhvillimet tha për Koha.net se dorëheqja e rektorit “është çështje sekondash”, duke insistuar se “po pritet të bëhet vetëm edhe me shkrim”.

Lajme të ngjashme

Back to top button