Turqia arreston edhe 13 gazetarë të gazetës Cumhurriyet

Qeveria turke sot ka arrestuar edhe 13 gazetarë në valën e arrestimeve të cilat u bënë gjatë ditës së sotshme ndaj redaksisë gazetareske Cumhurriyet. Sipas Qeverisë turke, njëra nga arsyet e arrestimit të tyre është se redaksia ka qenë nën dyshimin se ka publikuar tekste për legjitimin e grusht-shtetit i cili ndodhi më 15 korrik të këtij viti, njofton CNN, transmeton Portalb.mk.

Gazetarët e arrestuar akuzohen të kenë qenë armiq të shtetit dhe që kanë kryer krime për këtë kauzë.

Gjithashtu sot në orët e hershme të mëngjesit, policia turke arrestoi Murat Sabuncu, kryeredaktorin e gazetës Cumhurriyet.

Të shtunën, Konsullata e Shteteve të Bashkuara ka urdhëruar që gjithë familjarët e të punësuarve të tyre ta lëshojnë shtetin e Turqisë. Urdhri ka ardhur nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

“Departamenti i Shtetit e solli këtë vendim duke u bazuar në informatat e sigurisë që i posedon të cilat tregojnë se grupet ekstremiste në vazhdimësi janë duke u orvatur në mënyrë agresive për t’i sulmuar qytetarët amerikan nëpër lagjet e Stambollit ku dhe jetojnë” thuhet në paralajmërimin e Departamentit e Shtetit.

Ndërkaq, nga sot vlen edhe paralajmërimi për kujdes gjatë udhëtimit në pjesën jug-lindore të Turqisë, posaçërisht në qendrat urbane afër kufirit turko-sirian.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button