Pacolli gjen zëvendësuesin e Kusari–Lilës në Gjakovë

Aleanca Kosova e Re sot në Gjakovë ka gjetur zëvendësuesin e Mimoza Kusari – Lilës në Gjakovë.

Ai është Luan Shllaku, i cili u zgjodh sonte nga 280 delegatë dhe shumë mysafirë tjerë, sipas komunikatës së AKR-së, transmeton Koha.net.

“Kryetari ri i AKR-së në Gjakovë ka thënë se në krye me Behgjet Pacollin AKR-ja do të vazhdojë të jetë forcë e pandalshme, duke shtuar se Gjakova është vatër e AKR-së dhe se suksesi i saj nuk mund të minimizohet nga askush”, thuhet nga AKR.

E Pacolli ka thënë se do të vazhdojë të ketë përkrahje maksimale nga AKR-ja në Gjakovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button