“Mburoja e Eufratit”, vazhdojnë sulmet ndaj pozicioneve të terroristëve

Si pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit” dje në veri të Sirisë janë realizuar sulme në 162 bastione të terroristëve të DEASH-it dhe në 12 të grupeve terroriste PKK/PYD, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në ditën e 68-të të ofensivës, kanë vazhduar sulmet ndaj bastioneve terroriste, ndërsa në këto sulme forcat opozitare siriane dhe forcat ajrore turke që ofrojnë mbështetje nuk kanë patur humbje.

Sulmet gjatë 24 orëve të fundit me sukses janë realizuar ndaj gjithsej 162 objektivave të DEASH-it dhe 12 bastioneve të terroristëve të PKK/PYD. Sulmet kryesisht janë kryer në rajonet Rai dhe Mare.

Deri tani opozita siriane në veri të vendit nga terroristët ka çliruar rajon prej 1.330 kilometrave katrorë në të cilin gjenden afër 160 vendbanime.

Ofensiva “Mburoja e Eufratit” ka filluar më 24 gusht në veri të Sirisë për neutralizimin e kërcënimit terrorist, sidomos të DAESH-it dhe forcimin e sigurisë në vijën kufitare siriano-turke. Ofensivën e kryejnë forcat opozitare siriane, ndërsa në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje aksionet i mbështesin forcat turke, si dhe koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button