Afganistan, 2016-ta është viti më i përgjakshëm për forcat e sigurisë

Autoriteti amerikan mbikëqyrës i rindërtimit të Afganistanit tha se forcat e sigurisë të këtij vendi po përballën me vitin më të përgjakshëm të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin të publikuar të dielën, Inspektori i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR), ka konfirmuar se mbi 5.500 ushtarë janë vrarë dhe 9.600 të tjerë janë plagosur gjatë këtij viti. Ky është numri më i madh i të vrarëve prej kurë forcat e reja të themeluara në Afganistan, morën përsipër sigurinë e vendit pas tërheqjes së forcave të huaja vitin që kaloi.

Sipas të dhënave të siguruara nga forcat amerikane në Afganistan, SIGAR ka konfirmuar se rreth 63 për qind e territorit të vendit është nën kontroll ose nën ndikim të qeverisë, që është një rritje prej dy për qind krahasuar me muajin maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button