Dramë në Manastir, një grua shpëtohet nga zjarri

Fqinjët kanë arritur të shpëtojnë një grua pas flakës që ka kapluar shtëpinë në rrugën numër 9 në Manastir.

Gruaja menjëherë është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve okular zjarri është ndezur në një dhomë të shtëpisë dhe arsyeja është instalimi jo i mirë elektrik.

Shtëpia është pronë e ish deputetes së VMRO-DPMNE-së Ana Stefanovska dhe anëtare aktuale e Komisionit shtetëror të Zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button