KSHZ publikon numrin e votuesve në njësitë zgjedhore

Nga 1.783.715 persona të evidentuar në Listën zgjedhore të cilët kanë të drejtë të votës në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Maqedoni, gjithsej 297.109 janë në Njësinë zgjedhore numër një, 296.322 në njësinë zgjedhore pesë dhe 314.096 janë të regjistruar në njësinë zgjedhore 6, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Lista zgjedhore prej dje veçmë është vënë në kontroll publik dhe do të jetë e arritshme deri më 11 nëntor çdo ditë nga ora 8:30 deri në ora 19:00 në repartet rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e komunave si dhe në mënyrë elektronike, 24 orë.

KSHZ-ja apelon që qytetarët me regjistrime kontestuese të cilët nuk janë paraqitur për votim në periudhën nga 26 korriku deri më 19 gusht, atë ta bëjnë deri më 11 nëntor, derisa është në kontroll Lista zgjedhore.

Përfundimisht me ditën e sotme, deri në ora 14:00, paraqitjen elektronike për votim e kanë shfrytëzuar 3.288 persona të cilët për momentin janë në vendet e huaja, mërgimtarë ose me qëndrim të përkohshëm.

“Nga paraqitjet e parashtruara janë pranuar 2.664 ndërsa 82 janë refuzuar ndërsa 542 janë në përpunim”, tha Lupka Guguçevska nga KSZH-ja në konferencën për media.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Guguçevska tha se tani për tani deri te KSHZ-ja është dorëzuar një listë e kandidatëve për deputetë nga grupi i votuesve në Njësinë zgjedhore 2, ndërsa bartës është Olivera Docevska. Mbledhja e nënshkrimeve për raste të tilla skadon më 6 nëntor.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen më 11 dhjetor 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button