Theret me thikë një nxënës në Tetovë

Një 17 vjeçar nga fshati Zhelinë, nxënës në Shkollën Ekonomike në Tetovë, është therur me thikë në një zënkë me një nxënës tjetër.

Sipas dëshmisë së personit të plagosur, përderisa ka qenë duke ecur në rrugën Marshall Tito në Tetovë, ka nisur një zënkë verbale me një 16 vjeçar nga fshati Pallaticë, nxënës në shkollën e Mesme Medicinale në Tetovë. Grindja menjëherë ka eskaluar në rrahje, ku ai me thikë është plagosur në shpatullën e majtë, afër qafës.

Ai menjëherë është dërguar me furgon në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i është dhënë ndihmë mjekësore, dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Personi i cili e ka therur me thikë si dhe dëshmitarët e kësaj ngjarjeje ditën e djeshme janë thirrur në SPB Tetovë, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, po merren masa për zbardhjen e rastit

Lajme të ngjashme

Back to top button