Ukrainë: Nga luftimet në pjesën lindore – të vrarë dhe të plagosur

Së paku 6 vetë janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të këtij vendi, kanë thënë zyrtarët.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, si pasojë e luftimeve, një ushtar i Ukrainës është vrarë” i ka njoftuar mbrëmë gazetarët zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, i cili i ka akuzuar separatistët për “intensifim të ashpër” të sulmeve.

Nga ana tjetër, agjencia e separatistëve pat raportuar para dy ditësh se së paku dy luftëtarë të tyre ishin vrarë dhe 6 të tjerë ishin plagosur, transmeton REL.

Agjencia e lajmeve TASS, ka raportuar se 4 luftëtarë separatisë ishin vrarë dhe 9 të tjerë ishin plagosur.

Separatistët po ashtu, kanë raportuar për vrasje të 3 civilëve dhe plagosje të 18 të tjerëve, nga predhat e Ukrainës, afër qytetit Donjeck.

Nga luftimet ndërmjet dy palëve, prej vitit 2014, janë vrarë së paku 9,600 vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button