Ulen çmimet shitëse të prodhuesve në industri në nivel mujor

Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në shtator të këtij viti janë më të larta për 0.1% në nivel mujor, ndërsa janë më të ulëta për 0.1% në nivel vjetor, publikoi dje Enti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shtator në krahasim me gushtin e 2016, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet ‘prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë’ për 0.5%, ‘prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë’, për 0.3% dhe ‘energjia’ për 0.2%, derisa në grupin e ‘prodhimeve të kapitalit’, kanë mbetur në nivel të njëjtë.

Statistika evidenton se në shtator të 2016 krahasur me 2015, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet ‘prodhimet intermediare përveç energjisë’, për 2.8% dhe në grupin ‘prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjërë’, për 0.2%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button