Rrëzohet një raketë, të cilën drejt Mekës e kanë gjuajtur hutët jemenas

Arabia Saudite kumtoi sot se ka kapur dhe ka shkatërruar një raketë balistike, të cilën kryengritësit jemenas hutë e kanë gjuajtur drejt qytetit të shenjtë mysliman Mekë.

Ushtria e Arabisë Saudite theksoi se raketa, e cila është shkatërruar 65 kilometra nga Meka, nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmi.

Hutët kumtuan se e kanë gjuajtur raketën “Burkan-1”, por pohojnë se targeti ka qenë aeroporti ndërkombëtar “Mbreti Abdulazis” në Xheda, i cili është aeroporti më i frekuentuar në Mbretëri.

Arabia Saudite shtoi se raketa është gjuajtur nga provinca veriperëndimore jemenase Sada, në kufi me Mbretërinë.

Koalicioni, i kryesuar nga Arabia Saudite nga marsi i vitit 2015 lufton kundër hutëve në Jemen, duke tentuar që ta kthejë në pushtet Qeverinë e kryetarit And Rabu Mansur al Hadi, i cili është në egzil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button