NATO i bashkohet BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se NATO-ja do të mbështesë operacionin “Sofia” të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe kundër trafikimit të emigrantëve drejtë vendeve evropiane.

Stoltenberg në një konferencë për media të mbajtur sot në Bruksel, tha se anijet dhe avionët e NATO-s do të mbështesin operacionin e BE-së kundër trafikimit me emigrantë.

Ai bëri të ditur se Greqia, Italia, Spanja dhe Turqia do të ofrojnë anijet e tyre për të monitoruar në ujërat e Detit Mesdhe.

Vendimi për angazhimin e Aleancës në operacionin “Sofia”, u mor gjatë takimit dy-ditor në Bruksel të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtarëve të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button