Daniellson: I inkurajojmë palët të gjejnë zgjidhje për emrin

“Komisioni Evropian nuk është në pozitë t’i fillojë negociatat për hyrje të Maqedonisë në Bashkimin Evropian përderisa palët nuk vijnë deri te zgjidhja e çështjes së emrit”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Komsionit Evropian, Kristian Daniellson, i cili sot në Fakultetin juridik “Justiniani i Dytë” në Shkup mbajti ligjëratë në temën “Sfidat e zgjerimit të Bashkimit Evropian”. 

“Komisioni nuk është pjesë e këtij diskutimi. I inkurajojmë të dyja palët të gjejnë zgjidhje dhe i përshëndesim të gjitha përpjekjet që janë bërë në atë drejtim”, tha Daniellson, duke përkujtuar për vendimin e dhjetorit të Këshillit Evropian. 
Dialogu në nivel të lartë, siç theksoi para studentëve dhe mediumeve, nuk mund t’i zëvendësojë negociatat për hyrje në Union. 

“Ato janë dy procese të ndryshme. Por, dialogu në nivel të lartë është i rëndësishëm për situatën në të cilën ndodhet vendi sot, sepse jep mundësi që ai të fokusohet në çështje të rëndësishme
për procesin e integrimit, përkatësisht transicionit”, thotë Daniellson.

Përparim, theksoi ai, ka, nëse shohim prapa lidhur me ngjarjet e 24 dhjetorit, por ka akoma çështje në të cilat duhet të punohet. Si për shembull, në kontekst të dialogut të nivelit të lartë gjithashtu i ceki edhe proceset reformuese në pjesën e sundimit të së drejtës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button