Nesër pa rrymë disa pjesë të Shkupit

Pa energji elektrike nesër do të jenë një pjesë e konsumatorëve të komunave Qendër, Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Karposh, kumtoi QRMK e Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 13:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës Zhivko Çingo, si dhe një pjesë e konsumatorëve nga rrugët Radnjanjska dhe Debarcë në Komunën Qendër.

Konsumatorët e rrugëve 1330,1343 dhe Mite Bogoevski në Komunën Aerodrom nesër prej orës 8:30 deri në orën 10:30 do të mbeten pa energji elektrike.

Nga ora 8:30 deri në 15 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët nga uikend lagjja Vele Pole në Komunën Gjorçe Petrov, nga 9:00 deri 12:00, konsumatorët e rr. Perisha Saveliq në komunën Qendër, si dhe një pjesë e konsumatorëve nga rruga Hristo Batanxhiev në Komunën Gjorçe Petrov.

Në periudhën prej orës 9:00 dhe 15:00 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës. Zagrebska – nënrrugicat 1, 3, 5 dhe 7, si dhe pjesë e konsumatorëve të rrugës Karaorman drejt Vodnos dhe Komunës Qendër.

Pa energji elektrike në periudhën prej ora 9:30 deri në 13:00 do të jenë konsumatorët e rrugëve Moskovska dhe Londonska, si dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugëve Helsinki, ndërsa prej ora 10:00 deri në 15:00 edhe një pjesë e konsumatorëve nga rr.Zhdaenc në Komunën Karposh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button