Dy blloqet e PPD-së, në garë për të drejtën ligjore të partisë

Mospjesëmarrja e PPD-së për një kohë ët gjatë në procesin zgjedhorë, ka vënë në vështirësi ringjalljen e partisë, të pretenduar nga Arben Rusi dhe pjesa tjetër që njihet si krahu i udhëhequr nga Abdyladi Vejseli.

Arben Rusi për Portalb, deklaroi së procedura e këshillit iniciativë që nëpërmjet një kuvendi të mbajtur emëroi atë si kryetarë të PPD-së, nuk ka pengesa ligjore për të qenë krahu i vërtetë i PPD-së, sepse sipas tij kjo parti nuk ka qenë e çregjistruar dhe e gjithë procedura nuk kërkon regjistrimin e një partie të re.

Deri sa PPD- ja e kryesuar nga Arben Rusi, thotë se procedurat gjyqësore të partisë vërtetojnë trashëgimin e vërtetë të kësaj partie, krahu tjetër i PPD-së, I kryesuar nga Abdyladi Vejseli, do të kërkojë sot regjistrimin e partisë.

Nëpërmjet një komunikate, ata njoftojnë se “Partia për Prosperitet Demokratik e udhëhequr nga kryetari Abdyladi Vejseli dhe kryetari i Kuvendit te Përgjithshëm  Nevzat Halili, sot ne ora 13.15  dorëzon pranë Gjykatës Themelore në Tetove kërkesën për regjistrim, me gjithë dokumentacionet dhe nënshkrimet e grumbulluara ne baze te ligjit për regjistrimin e partive”. 

Kërkesa dorëzohet nga përfaqësuesi partiak i PPD-se, Zemri Elezi

Lajme të ngjashme

Back to top button