Maturanti shqiptar nuk e kupton matematikën, kërkesa ndaj mësueses është epike (FOTO)

Dihet që matematika është një lëndë e vështirë dhe jo të gjithë kanë prirje apo janë të aftë që t’ia dalin mbanë në zgjidhjen e problemeve të saj. Vështirësitë më të mëdha të nxënësve hasen gjatë shkollës së mesme, ku siç e dimë, në fund të vitit të tretë, maturantët duhet ta japin edhe provim këtë lëndë.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një nxënësi, i cili gjatë një provimi duket se e ka pasur të pamundur për të zgjidhur problemet matematikore, ndaj ka menduar t’i drejtojë një kërkesë të veçantë e njëkohësisht interesante mësueses.

Ai thotë në fund të provimit se është munduar që ta kuptojë matematikën, por nuk ka arritur ndaj kërkon që mësuesja ta kuptojë dhe t’i vendosë një 5.

Mësuesja e ka parë atë që ka shkruar nxënësi dhe duke buzëqeshur i ka thënë: “Mbase do ta kisha vendosur 5, por tani e humbe atë mundësi”.

kerkesa-e-nxenesit_1477415344-3294267

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button