Turqia do të investojë 10 milirdë dollarë për ndërtimin e zonës industriale në Iran

Oda industriale e Stambollit planifikon që të investojë 10 miliardë dollarë në ndërtimin e zonës së parë industriale të huaj në Iran, shkruan gazeta “Miliet”.

Gazeta i referohet deklaratës së zëvendësministrit iranian të Industrisë, minierave dhe tregtisë Ali Jezdani, i cili theksoi se në pajtim me marrëveshjen  me Odën industriale të Stambollit, zona industriale do të jetë me madhësi prej 500 hektarësh.

Jezadin theksoi se deri tani ka investime të veçanta të huaja në zona të ndryshme industriale në Iran, por se kjo do të jetë zona e parë idustriale e cila do të ndërtohet nga të huajt.

Ai shtoi se Odës industriale të Stambollit i janë propozar 15 rajone për zona industriale dhe se negociatat me Turqinë për finalizimin e marrëveshjes vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button