Rezultatet e testimit ekstern, shkollat u notuan me notë 3

Nxënësit e shkollave të mesme që mbarojnë vitin e tretë dhe të katër, e kanë kaluar testimin ekstern me notë mesatare 3.39.

Kështu tha ministri i arsimit Spiro Ristvovski, i cili paralajmëroi se sot shkollave do tu jepen rezultatet për scilin nxënës.

‘Gjatë ditës së sotme, listat me rezultate do të shpërndahen nëpër shkollat e mesme, dhe secili nxënës do të mund të sheh se me cfarë note është notuar në lëndët përkatëse. Nga e hëna deri të mërkurën ata që janë të pa kënaqur do të mund të parashtrojnë ankesë’ tha ai.

Me notë 1 janë notuar 2.596 nxënës në nivel republikan, ndërsa notë kaluese kanë marrë 41.852 nxënës.

416 nxënës kanë kaluar vetëm njërin prej testeve, ndërsa 315 asnjërin nga testet nuk e kanë kaluar. Pë rata të cilët për arsye nuk kanë mundur ti kalojnë testet do të ketë afat plotësues./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button