Itali, tërmetet ngrenë të gjithë tifozët në këmbë, pezullohet ndeshja (VIDEO)

Një seri tërmetesh kanë goditur mbrëmë zonën qendrore të Italisë. I pari ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë.

Përveç dëmeve dhe panikut duket se tërmetet kanë tronditur edhe tifozët që po ndiqnin me zell ndeshjen Pescara-Atalanta.

Frika nga tërmetit ka bërë që kjo ndeshje te pezullohet dhe të gjithë tifozët u ngritën në këmbë të alarmuar duke kërkuar vende të sigurta.

Epiqendra e tërmeteve është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata, ku ka edhe një përmbytje.

Lëkundjet sizmike janë konfirmuar nga Instituti kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanikës, raportojnë mediat italiane.

Sipas këtyre burimeve, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në disa fraksione të komunave të zonës së epiqendrës, të cilat rezultojnë të izoluara.

Zonat në fjalë janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso. Burimet shtojnë se një kishë në lokalitetin Norçia është shembur dhe mund të ketë edhe ndërtesa të tjera të rrënuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button