Tërmetet e rënda në Itali “dridhin” Koloseumin

Tri tërmete me shkallë Rihter 5.4, 6.1 dhe 4.9 kanë shkatërruar dhe dëmtuar disa nga arkitekturat më të lashta të Italisë.

Një seri e tërmeteve të rënda kanë goditur Italinë duke dridhur ndërtesat antike të Romës përfshirë Koloseumin dhe Panteonin. Tërmetet janë ndjerë disa orë ndaras, duke përfshirë një hapësirë të madhe të vendit.

Tërmeti  i parë ishte 5.4 shkallë Rihter, i dyti 6.1 dhe i treti 4.9 sipas Shoqërisë Gjeologjike të Amerikës.  Epiqendra e tërmeteve nuk është e ditur saktësisht, por mendohet të jetë në kufi mes regjioneve Marche dhe Umbria shkruan rtv21.tv

Tërmetet u dëgjuan edhe në Romë, ku media lokale raportuan se disa nga strukturat e lashta të Romës janë dridhur. Këto dridhje u ndjenë deri në Bolonjë.

earthquake-hits-visso-in-italy

Këto tërmete vijnë pak kohë pas tërmetit 6.2 shkallë Rihter që ndodhi në gushtin e kaluar, e që la të vdekur gati 300 persona, duke lënë 400 tjerë të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button