Gripi sezonal, nga nesër fillon vaksinimi në Shkup

Prej nesër në Shkup fillon vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të bëhet prej orës 8 e deri në orën 18 gjatë ditëve të punës dhe nga ora 8 e deri në orën 14 të shtunën.

Çmimi i një vaksine kushton 400 denarë. Vaksina mbron nga tre lloje të viruseve, dy të tipit A dhe një lloj të tipit B, dhe është e rekomandueshme kryesisht për persona me sëmundje kronike, pa dallim të moshës, për persona mbi 65 vjeç, persona me imunitet të dobët, persona që janë të ekspozuar me shumë persona tjerë, punëtorë shëndetësorë, si edhe për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të marrin masa parandaluese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button