Lutfiu në Studeniçan: MASH ka vendosur që punimet për sallën sportive t’i vazhdojnë me seriozitet më të madh

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu sot vizitoi SH.F. “Naim Frashëri” në Studeniçan, për të parë nga afër aktivitetet ndërtimore dhe zhvillimin për ndërtimin e sallës së sportit pranë kësaj shkolle.

Ministri Lutfiu theksoi se edhe përpos pengesave që kanë hasur në përfundimin e ndërtimit të sallës sportive, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me përkrahjen e vetë ministrit, kanë vendosur që punimet të mos ndërpriten dhe të vazhdohet me një seriozitet më të madh.

Ndërtimi i kësaj salle e kap vlerën mbi 40 milionë denarë, me madhësi prej 1.300 metra katrorë që i takon tipit apo modelit 2 që nënkupton se do të ketë dhe tribuna me ulëse moderne.

“Qëllimi i ndërtimit të këtyre objekteve sportive është ngritja e vetëdijës te rinia dhe nxënësit tonë, se nëpërmjet aktiviteteve sportive ne dëshirojmë që fëmijët tonë, nxënësit tuaj ti provojnë sekretet e shkathtësive sportive që do t’i mësojnë dhe ushtrojnë në këto salla sporti të cilat ne po i ndërtojmë”, tha Lutfiu.

Në bazë të dinamikës së zhvillimit të këtij objekti, parashihet që ndërtimet të përfundojnë kah fundi i vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button